Mobi Casa

Petriç thotë se Lista Serbe duhet të ketë ministër në Qeveri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petrich, i cili kishte dalë hapur në përkrahje të ndarjes së Republikës së Kosovës, tashmë ka filluar të përzihet edhe në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ministrat nga komuniteti serb në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës duhet të jenë ata që kanë marrë votat më 6 tetor.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që Prishtina t’i përmbahet rregullave të vendosura në demokraci, të cilat duhet të merren parasysh kur një parti fiton zgjedhjet, ose kur fiton një numër të caktuar votash dhe ulësesh në parlament”, ka thënë Petrich për tanjug, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij do të ishte më mirë për autoritetet në Prishtinë që të bashkëpunojnë me partitë serbe të cilat i kanë fituar votat e komunitetit serb.

“Unë mendoj se zgjidhja është që ministrat nga komuniteti serb të jenë ata që kanë marrë vullnetin e shprehur të pakicës serbe gjatë zgjedhjeve të fundit”, ka shtuar tutje Petrich.

ARKATANA

Këto përgjigje të Petrich vijnë pas deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që nuk do ta përfshijë në qeveri “Listën Serbe”, pasi që ata nuk i konsdieron si parti politike.

Kurti vazhdimisht është duke biseduar me kandidatin për kryeministër nga koalicioni “Slloboda”, Nenad Rashiq.

Gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit, në komunat veriore të Republikës së Kosovës ka pasur shumë parregullsi, ndërkohë janë arrestuar disa komisionerë serbë të cilët kanë lejuar që të votohet në kundërshtim me rregullat e KQZ’së.

Ndërkohë partitë tjera të cilat kanë garuar ndaras nga “Srpska” janë linçuar vazhdimisht nga pushteti në Beograd, dhe qytetarëve serbë të cilët jetojnë në Kosovë u është bërë presion i madh nga Beogradi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.