ARKATANA

Petrela: Nuk më del shpirti po nuk e ngrita neurorkirurgjinë kosovare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Neurokirurgu i njohur Prof. Mentor Petrela ka dhënë një premtim të madh duke thënë se nuk do të vdes pa e ndihmuar Kosovën që ta ngrisë neurokirurgjinë.

Këto premtim Petrela e ka dhënë gjatë fjalimit të tij pasi u laureuat me çmimin për vepër jetësore “Prof. Sami Haxhibeqiri” nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në hapjen e Kongresit të dytë klinik.

“Nuk jam special, jam si gjithë të tjerët. Por kam kuptuar një gjë, që ne kirurgët shqiptar vijmë nga një masë kritike siç e quan miku im Ismail Kadare, që ne nuk na lejohet të rrijmë në folkloret lokale por të dalim në civilizim”.

“Ndejtja në kongrese duke treguar mburrje e kirurgëve lokal, kjo masë kritike tashti nuk na lejon. Ne duhet të dalim me punimet tona duke shfrytëzuar gjuhën, që kemi një diasporë shumë të fuqishme sidomos ajo kosovare, që të na tërheqin në punimet ndërkombëtare. Po nuk dolëm në punimet ndërkombëtare, ne do të mbesim duke treguar histori fshati”, ka thënë Petrela.

FIDANISHTJA

Krejt në fjalën e fundit ai ka dhënë zotimin e madh se do të angazhohet për ta ndihmuar Kosovën që të avancojë shërbimin e neurokirurgjisë.

“Nuk më del shpirti po nuk ngrita neurorkirurgjinë kosovare”, ka deklaruar Petrela.

Kujtojmë se neurokirurgu para disa muajsh ka ndihmuar në kryerjen e një operacioni në QKUK, i cili nuk ishte kryer asnjëherë më parë. /Gazeta Shneta/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.