Fundamenti

Petratos vazhdon të mësojë nga Berisha

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mesfushori i Brisbane Roar, Dimitri Petratos, është duke e shfrytëzuar maksimalisht kohën e mbetur të sulmuesit shqiptar Besart Berisha para se të kalojë te skuadra e Melbourne Victory nga Brisbane Roar.

Për Berishën ky do të jetë stinori i fundit me skuadrën e Brisbane Roar, meqë ka firmosur parakontratë me ekipin Melbourne Victory.

Mobi Casa

“Unë jam duke mësuar ende nga Besarti. Ai më ka mësuar shumë se si duhet të kombinohem me lojtarët e tjerë. Unë po e shfrytëzoj kohën maksimalisht para se Besarti të largohet nga ekipi”, ka thënë Petratos të premten për “couriermail.com.au”.