Fundamenti

Peticioni i AAK’së fillimisht duhet të shkoj te Hashim Thaçi, pastaj në Kuvend

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në bazë të procedurave në Kuvend e Kushtetutë, nëse peticioni i plotëson të gjitha kriteret, atëherë ai mund të dërgohet edhe në qeveri e cila duhet të japë mendim për implikimet e mundshme buxhetore, shkruan “Tribuna”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për rrëzimin e qeverisë, pavarësisht se nisma e atyre mund të hasë në telashe kur të shkojë në Kuvend për shkak të procedurave ligjore.

Peticioni për shkarkimin e Qeverisë, mund t’i shkojë në dorë për mendim pikërisht njeriut të cilin AAK dëshiron ta shkarkojë – Hashim Thaçit.

Në bazë të procedurave në Kuvend e Kushtetutë, nëse peticioni i plotëson të gjitha kriteret, atëherë ai mund të dërgohet edhe në qeveri e cila duhet të japë mendim për implikimet e mundshme buxhetore, shkruan “Tribuna”.

Se një situatë e tillë mund të ndodhë, e konfirmon për gazetën Tribuna edhe vetë kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se nëse proceduralisht gjithçka është në rregull, atëherë dokumenti në fjalë mund të dërgohet në ekzekutiv.

“Peticioni mund t’i shkojë qeverisë, por ai shkon edhe në komision përkatës, ndërsa ky i fundit e shikon dhe nëse është në përputhje me Kushtetutë edhe ligjet, ai shkon tutje por nëse nuk është atëherë refuzohet”, ka thënë Krasniqi.

Por ai është shprehur skeptik se kjo çështje mund të ecë përpara pasi ka kujtuar se ligjet dhe Kushtetuta flet për tjera procedura kur bëhet fjalë për shkarkimin e Qeverisë.

“Mënyrat se si bëhet mocioni për votëbesimin e qeverisë, janë të përshkruara në Kushtetutë. Çdo mënyrë tjetër është jo e ligjshme dhe nuk ka bazë kushtetuese. Ne do t’i shikojmë rregullat por në Kushtetutë edhe në Rregullore të punës së Kuvendit shkruan qartë mënyra se si kërkohet votëbesimi i një qeverie. Unë po flas me procedura dhe jashtë saj nuk e them asnjë fjalë, megjithëse vullneti im është tjetër”, ka thënë kryeparlamentari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.