UBT

Peticioni e hesht koalicionin e oligarkëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Situatë e tensionuar politike në Kosovë. Askush nga Qeveria nuk ka guxuar të komentojnë mbi 100 mijë nënshkrimet

Opozita e konsideron peticionin referendum kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe qeverisjes kriminale, të dy partive të mëdha që e kanë kapur dhe po e zhvatin shtetin

Subjektet politike opozitare, që kanë ndërtuar së fundi një bllok të përbashkët për të kundërshtuar qeverinë e vendit dhe marrëveshjet e 25 gushtit, të nënshkruara në Bruksel, me theks të veçantë ato për Asociacionin dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kanë paralajmëruar rishtas se nuk do të lejojnë mbarëvajtje të rregull të punës së Kuvendit, por do ta pamundësojnë atë, derisa qeveria e Kosovës nuk reflekton në kërkesat e tyre.

Mobi Casa

Këto parti konsiderojnë se tani me tejkalimin e shifrës së mbi 100 mijë nënshkrimeve në peticionin që po e nënshkruajnë qytetarët e Kosovës, kundërshtimi i marrëveshjeve dhe qeverisja e kriminalizuar ka marrë një lloj vote kundër që mund të krahasohet me një referendum popullor.

Në pyetjen tonë adresuar Qeverisë së Kosovës, se si do t’i përgjigjet ajo 100 mijë qytetarëve që i kanë thënë “jo” marrëveshjeve me Serbinë, kemi mbetur pa përgjigje. Subjektet politike në opozitë kërkojnë reflektimin e Qeverisë në këtë peticion, duke mos e përjashtuar mundësinë e kompromisit edhe për një lloj qeverie transitore, qeveri të shpëtimit kombëtar deri në zgjedhjet e reja të parakohshme me një mandat 6-9 muaj, deri në përgatitjen e mirë të këtyre zgjedhjeve që të mos ketë mundësi të manipulimit dhe të blerjes së votave./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.