FIDANISHTJA

Peticioni ‘arkivohet’ në Presidencë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Peticioni si formë e shprehjes së kundërshtimit të qytetarëve ndaj proceseve të ndryshme, në Kosovë ende vazhdon të mbetet i paaplikueshëm. Tashmë kjo është dëshmuar, pasi një numër i madh i peticioneve në vend janë organizuar për të shprehur kundërshtimin e qytetarëve ndaj proceseve të ndryshme, por që nuk janë marrë parasysh nga institucionet e vendit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

I fundit, dhe më i madhi i organizuar ndonjëherë, ishte peticioni i tri partive opozitare, Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kundër nënshkrimit të dy marrëveshjeve, asaj për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin. Ishin mbledhur mbi 205 mijë nënshkrime të qytetarëve nga mbarë Kosova, e që ishin dërguar në dy institucionet më të larta të vendit, në Presidencë dhe Qeveri. Por asnjëra nga këto institucione nuk e ka marrë seriozisht vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes peticionit.

United Hospital

Peticioni i ishte dërguar presidentes së atëhershme Atifete Jahjaga më 23 nëntor 2015. As Qeveria dhe as Presidenca nuk kanë qenë të gatshme të japin përgjigje, edhe pse gazeta ka pritur për dy ditë përgjigje nga këto dy institucione rreth kësaj çështjeje

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.