United Hospital

Peticion për pjesëmarrjen e migrantëve në vendimet politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Ne kërkojmë bashkëpjesëmarrje të atyre personave që ende nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje” ka thënë Bullakaj kryetar i “Fair Wil”.

Organizata “fair Wil” e cila angazhohet për avancimin e demokracisë në qytetin Wil të kantonit St. Gallen, ua ka dorëzuar dje autoriteteve kompetente një peticion me 502 nënshkrime në të cilin kërkohen të drejta më të zgjeruara politike për të rinjtë dhe të huajt.

Kryetar i shoqatës është Arbër Bullakaj, i cili njëherësh është këshilltar në asamblenë e Qytetit të Wilit, si përfaqësues i Partisë Socialdemokrate. Ai së bashku me anëtaren e kryesisë së “Fair Wil” Rahel Diethelm dhe revizoren Marianne Mettler ia kanë dorëzuar listën me 502 nënshkrime sekretarit të komunës, Christoph Sigrist.

“Ne kërkojmë bashkëpjesëmarrje të atyre personave që ende nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje” ka thënë Bullakaj në zyrën e “Fair Wil”.

ARKATANA

Sipas tij, integrimi ka sukses vetëm kur pikëpamjet mund të shprehen dhe kur ato zënë vend. “ Sipas Bullakajt, në Wil ka një deficit demokracie. Dhe përmes pjesëmarrjes së te rinjve dhe migrantëve ky deficit duhet të zvogëlohet.

“Wil-i duhet të zhvillohet në një demokraci moderne qytetare” ka thënë ai. Dhe kjo do të arrihet përmes një neni të participimit që do të vendosej në statutin e qytetit. Ai nen do të garantonte një të drejtë pjesëmarrjeje për të rinjtë dhe emigrantet, shkruan tagblatt.ch. Në projektin e statutit të ri të komunës i cili duhet të miratohet nga parlamenti dhe popullata, dhe i cili hyn në fuqi në vitin 2017, kjo kërkesë tashmë është pranuar.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.