FITORJA

Peticion për heqjen e lapidarit të xhandarmerisë serbe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Me anë të një peticioni banorët e fshatit Lluçan të komunës së Bujanocit kërkojnë heqjen e lapidarit të xhandarmerisë serbe të vendosur në periferi të këtij fshati. Peticioni i firmosur nga qindra banorë i është adresuar kryeministrit serb, Ivica Daçiq, ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby, OSBE dhe Trupit Koordinues për Luginën e Preshevës.

“Ne jemi të shqetësuar për vendosjen e këtij lapidari në këtë zonë kryesisht të banuar me shqiptarë dhe për një veprim pa asnjë njoftim paraprak dhe pa pëlqimin e banorëve. Ne e përjetojmë këtë përmendore si një lloj shprehje të imagjinatës nënshtruese ndaj shqiptarëve, edhe pse veprimet luftarake u ndërprenë në këtë rajon me një marrëveshje paqësore”, thuhet në peticionin e banorëve ku janë shprehur pakënaqësitë, diskriminimi, eksodi i qytetarëve të fshatit dhe mungesa e sigurisë.

ARKATANA

Banorët kërkojnë urgjentisht heqjen e këtij lapidari të militarëve dhe paramilitarëve serb, nga atari kadastral i fshatit Lluçan, pasi me këtë uzurpohet toka e fshatit dhe paraqet një akt terrorizues ndaj banorëve, raporton ina. “Nëse strukturat shtetërore nuk e veprojnë në pajtim me peticionin tonë, atëherë jemi të detyruar për tu shpërngulur, sepse nuk ndjehemi të sigurt dhe se kjo zonë është shëndërruar në zonë militarizuese”, thuhet në reagim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.