Hidromorava

Peticion nga Lugina drejtuar presidentes Jahjaga: Kthena borxhin Kosovë !

/ 1 minutë lexim

Preshevë- Qendra Shqiptare për Punësim, nesër (të shtunën, më 24.11.2012) nga ora 08:00 në Preshevë organizon mbledhjen e nënshkrimeve për Peticion që do t`i drejtohen organeve më të larta të shtetit të Kosovës me moton: “Mos harroni se sa të mira dhe sa kanë dhënë shqiptarët e Luginës së Preshevës për Kosovën”, njofton “Presheva Jonë”.

Ftohen qytetaret e Luginës se Preshevës, t`i mbledhin nënshkrimet për heqjen e taksave fyese e ofenduese të vëna nga Qeveria e Kosovës, qytetareve shqiptare te Luginës së Preshevës “Mos harroni se sa të mira dhe sa kanë dhënë shqiptarët e Luginës së Preshevës për Kosovën”.

Mobi Casa

Peticioni do t’ju dërgohet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, institucioneve tjera të Qeverisë së Kosovës si dhe Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Zvicrës, Gjermanisë, Francës, si dhe perfaqesise se EULEX-it në Kosovë.

Peticioni duhet të dorëzohet në Prishtinë institucioneve të lartpërmendura më datë 26.11.2012 ditën e hënë. Qytetarët duhet të posedojnë dokument me vete ( letërnjoftimin ).