UBT

Peticion kundër shtrenjtimit të rrymës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fillon sot aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare, i përbërë nga afro 70 subjekte joqeveritare dhe sindikale.

Sipas një njoftimi për medie ky aksion po organizohet aktualisht në 9 komuna, në Prishtinë tek sheshi “Zahir Pajaziti” , Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Obiliq dhe Klinë.

Me këtë peticion synohet që çmimi i energjisë elektrike të reflektoj gjendjen sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë elektrike, si dhe kërkohet shkarkimi i anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Përmes këtij peticioni kërkohet që përmes një Rezolute të anuloj Vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 29 gusht 2014, të amendamentohet Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16 për qind nga fatura e energjisë elektrike, Kuvendi i Kosovës të anuloj vendimin e saj dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar.

Eco Higjiena

Po ashtu kërkohet të amendamentohet Ligji për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, në të cilin obligohet ZRrE të ndryshoj rregullat për vendosjen e çmimeve, dhe Kuvendi të obligojë Bordin e ZRrE që përveç ndryshimit të rregulloreve për vendosjen e çmimeve, të aprovoj një rregullore për mënyrën e përllogaritjes së gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë.

“Kuvendi i Kosovës të shkarkoj anëtarët e Bordit të ZRrE për arsye të shkeljeve etike dhe ligjore për mos marrjen për bazë të gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve me rastin e vendosjes së tarifave të reja, ashtu siç kërkohet me nenin 1 të Ligjit për ZRrE”, shkruhet në deklaratë e peticionit.

Dhe arsye tjetër shohin ndikimin politik të anëtarëve të Bordit, me që rast Bordi i ZRrE-së nuk ka marrë vendim për tarifat e energjisë para datës 31 mars 2014, atëherë kur kanë skaduar tarifat e energjisë, por duke marrë vendim menjëherë pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit 2014. /Telegrafi/