Hidromorava

Peterle: Zgjedhjet u mbajtën në një frymë të qetë, por me disa dobësi të kamotshme

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Alojz Peterle ka thënë zgjedhjet në Kosovë kanë kaluar në një frymë të qetë, por me disa dobësi të kamotshme, si lista të pasakta të votuesve, votim familjar, prezencë të shtuar të vëzhguesve të partive politike si dhe votimi nën presion dhe frikë në veri të Kosovës.

Peterle tha se procesi është ende në vazhdim e sipër në Qendrën e Numërimit dhe se ekipi i tyre është duke ndjekur numërimin e votave të diasporës dhe atyre me kusht.

Ai tha se zgjedhjet ishin konkurrente dhe paqësore, por u ndikuan negativisht nga dobësitë e kamotshme.

Peterle theksoi listat e pasakta të votuesve, votimin familjar, prezencën e shtuar të vëzhguesve të partive politike dhe nevoja për trajnimin e tyre, presionin dhe frikën brenda komunitetit serb në veri të Kosovës.

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Alojz Peterle tha se këto çështje kërkojnë reforma të domosdoshme.

Mobi Casa

Megjithëkëtë, ai tha se dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe s’ka pasur incidente madhore që do të ndikonin në mbarëvajtjen e përgjithshme të zgjedhjeve.

Sipas tij, këto zgjedhje u mbajtën në një kornizë kohore e cila është më e shkurta e mundshme.

Peterle tha se në ditën e zgjedhjeve, mbulesa nga ana e medieve ka qenë kryesisht e balancuar.

Shefi i këtij misioni tha se edhe në zgjedhjet e kaluara të 2014-së kanë dhënë rekomandimet për përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve dhe sipas tij nuk ka kuptim vëzhgimi i zgjedhjeve nëse nuk fillojnë të merren parasysh rekomandimet e tyre.

Sipas tij, ka mundur të bëhet më shumë në zbatimin e atyre rekomandimeve të dhëna herën e kaluar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.