UBT

Peterle: Zgjedhjet ishin në përgjithësi të mira

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle tha se zgjedhjet ishin me një konkurrence të fortë, përderisa shumica e komunave më të mëdha votuan në raundin e dytë. Këto komente ai i bëri gjatë një konference shtypi ky bëri publike gjetjet paraprake të Misionit për zgjedhjet e balotazhit.

Sipas Peterle fushata gjatë raundit të dytë ishte e qetë dhe pa gjuhë nxitëse.

“Aktivitetet e fushatës në një atmosferë të qetë edhe në përgjithësi u përmbajtën gjuhës nxitëse. Atmosfera në pjesën me serbë u vërejtën disa shkelje të vogla”, tha Peterle.

Ai gjithashtu tha se mediat ofruan mbulueshmëri të madhe, dhe organizuan debate të mira.

Ndërsa ditën e zgjedhjeve, Peterle e vlerësoi si të qetë.

ARKATANA

Ai tha se hapja e qendrave si dhe numërimi ndodhen në mënyrë transparente dhe efikase mirëpo pavarësisht kësaj, sipas tij disa gjëra duhet të përmirësohen.

“Casja në objekte të vendvotimit për persona me aftësi të kufizuar ishte problematike, si psh kishte ashensor që nuk funksionon”, u shpreh Peterle.

Sipas Shefit të këtij misioni, Alojz Peterle, procesi i numërimit në QNR u vëzhgua nga vëzhgues së subjekteve politike dhe në përgjithësi sipas tij kjo qendër ofron një verifikim shumë të mirë.

Ai kishte ankesa në lidhje ne fletëvotimet e pavlefshme të cilat sipas tij ishin në një numër jashtëzakonisht të lartë dhe mbetet e lartë.

Ai bëri të ditur që misioni që ai udhëheq do të qëndroj në Kosovë deri më 7 dhjetor të këtij viti, pra deri sa të shpallen rezultatet përfundimtare./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.