Eko Higjiena

Peter Stano: Mungesa e progresit në dialog nuk qëndron te Borrelli dhe Lajçaku

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në konferencë për shtyp, bëri kritika të rrepta ndaj emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Megjithatë, në lidhje me deklaratat e Kurtit, zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme, Peter Stano, në një përgjigje për gazetarin e Klan Kosovës, Lutrim Islamin, ka thënë se mungesa e progresit në dialog nuk qëndron te Borrelli dhe Lajçaku.

”BE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të angazhuar në mbështetjen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë shumë të qartë në mënyrë të përsëritur se ku e shohin problemin kryesor për mungesën e progresit në Dialog, dhe definitivisht nuk është Borrelli ose Lajçak”.”Shtetet anëtare të BE-së – 27 prej tyre – e kanë përsëritur qartë se mbështesin plotësisht Borrellin dhe Lajçakun në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre”.

Uji Dea

Sipas tij, kjo mbështetje u afirmua edhe nga 27 shtetet anëtare të BE-së këtë mëngjes.“Së fundmi 27 shtetet anëtare të BE-së shprehën këtë mbështetje të plotë këtë mëngjes dhe u diskutua edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së në New York mbrëmë”.

Ai u bëri thirrje palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim.”Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme”, shtoi Stano.

Siç potencoi ai, shtetet anëtare të BE-së theksojnë vazhdimisht se puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.