Pëson infarkt, vdes 46 vjeçari Agim Sejfiu

Gjilan – Agim Sejfiu i moshës 46 vjeçare nga fshati Llashticë e Gjilanit nga goditja e infarktit ( sulm në zemër) ka vdekur derisa ishte në xhamin e vogël afër stacionit të policisë në Gjilan. Kryeprokurori Jetish Maloku ka konfirmuar për rajonipress rastin dhe tha se 46 vjeçari nuk ka shenja dhune dhe se vdekja është natyrale.
Të shtunën pasdite ka vdekur një 46 vjeçar si pasojë e sulmit në zemër. Agim Sejfiu nga Llashtica e Gjilanit ka vdekur derisa ishte në xhamin e vogël afër stacionit të policisë në Gjilan raporton rajonipress.
Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha për rajonipress se trupi i 46 vjeçarit do t`i kthehet familjarëve sepse vdekja është natyrale dhe nuk ka shenja dhune.
Sipas Malokut i ndjeri në momentet e goditjes së sulmit në zemër ndodhej në xhamin e vogël. /rajonipress/