Uji Dea

Peshkatarët nderojnë figurën e Agim Ramadanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shoqata e peshkatarëve “Comoran” nga Gjilani ka qenë nikoqire e turneut Memorial të Peshkatarisë “Agim Ramadani”.

Në këtë turne të peshkimit morën pjesë 15-të shoqata dhe klube të peshkatarisë nga mbarë Kosova duke nderuar veprën e luftëtarit e heroit Kosovar “Agim Ramadani”

Në brigjet e liqenit të Livoqit morën pjesë 45 garues në kategorinë e Seniorëve duke dëshmuar kualitete të larta të peshkimit e mbi të gjitha ishte një interesim i jashtëzakonshëm edhe të qytetarëve të Gjilanit.

FIDANISHTJA

Turneu Memorial i Peshkatarisë “Agim Ramadani” është mbajtur për herë të 16-të për të përkujtuar heroinë Kombëtar ‘Agim Ramadani’ i cili edhe vetë ishte marrë me peshkatari.

Se cilat ishin synimet e mbajtjes së këtij memoriali kryetari i Shoqatës së “Comoranit” Gyner Muja theksoi:”Është një nder i veçantë ta nderosh figurën e një njeriu çfarë ka qenë Agim Ramadani, nga të gjitha trevat e Republikës së Kosovës sot jemi mbledhur ta nderojmë këtë njeri të madh dhe kështu do të jetë gjithmonë nuk do të kursehemi që në vitet e ardhshme ky turne të jetë edhe më masovikë”.

Muja theksoi se karakteri i garimit nuk ka ndonjë peshë të veçantë se sa nderi kushtuar heroit Agim Ramadanit.
“A ka ma kënaqësi dhe ma nder se sa ta respektosh këtë figurë të ndritur të kombit tonë, në emër të shoqatës “Cormoran” i falënderojë të gjithë ata që na ndihmuan në mënyra të ndryshme ta përkujtojmë këtë figurë të ndritur të kombit tonë ndërsa për hirë të garimit kemi planifikuar që sa më efektive të jetë gara ta bëjmë në cilësinë e garimit”, shprehet Gyner Muja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.