Fundamenti

Pesëvjeçarja ka lexuar 875 libra

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Dikur fëmijët pesëvjeçarë e kalonin kohën jashtë duke luajtur, tani zakonisht qëndrojnë pranë kompjuterit e Sophia Moss nga Luiziana, pesëvjeçare, e ka pasion leximin. Vajza deri më tash ka lexuar 875 libra ndërsa biblioteka vendore mezi e mban hapin me të.

“I kam thënë Sophias se duhet të porosisim sërish libra sepse po lexon aq shumë”, mahitet bibliotekisjta Mary Lanier.
Babai i saj Karl thotë se çdo gjë ka filluar nga Elma, personazh nga emisioni i popullarizuar për fëmijë “Rruga Sezam” dhe se Sophia ka flluar të lexojë që nga mosha tre vjeç e gjysmë.

Eco Higjiena

“Çdo ditë nga biblioteka merrte të paktën tre libra por së shpjeti ky numër u rrit në dhjetë”, thotë babai i saj.
“E dua leximin. Jam e lumtur kur lexoj e i lexoj nga gjashtë libra në ditë”, thotë Sophia. “Shpresoj se do të bëhet avokate”, e zbulon dëshirën babai i saj Karl. /Indeksonline/