Fundamenti

Pesëmbëdhjetë të arrestuar në Kosovë me dyshime për terrorizëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, gjatë të cilit kanë përfunduar në pranga pesëmbëdhjetë të dyshuar për terrorizëm. Koha. net merr vesh nga burime policore se ndër ta pesë janë imamë dhe një politikanë. Burimi tha se mëngjesin e sotshëm është prangosur Fuad Ramiqi dhe imami Shefqet Krasniqi.
Vazhdon aksioni, arrestohet shoku i Lavdrim Muhaxherit

Në Kaçanik, para pak çastesh është arrestuar SH.K, 24 vjeçar, shok i Lavdrim Muhaxherit.Operacioni në fjalë është zhvilluar nga Njësia Anti-terror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës.

Personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë në terrorizëm.

Arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës. Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.
Para pak çastesh Policia e Kosovës ka vënën nën arrest imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.

Motivet e këtij arrestimi nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.

Ndryshe, para një muaji, janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Ramiqi, partia e të cilit ka bazë fetare, dyshohet se ka manipuluar dhe nxituar edhe shkuarjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri dhe Irak.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.

Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” është cilësuar si një rrezik global, prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcave për ta parandaluar të keqën.

ARKATANA

Para një muaji, janë arrestuar dyzet persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIL dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Arrestohet edhe Enes Goga

Policia e Kosovës në aksionin e saj ka arrestuar edhe imamin e Pejës Enes Goga
Burime nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, kanë bërë të ditur se të mërkurën në mëngjes është arrestuar krye-imami i Pejës, Enes Goga.

Motivet e këtij arrestimi janë të njëjta me të Krasniqit; nxitja e urrejtjes ndërfetare dhe ekstremizmi Islam.

Arrestohet hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu edhe disa imam të tjerë

Arrestohet hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu edhe disa imam të tjerë

​Gazeta Express ka mësuar se sot në mengjes është arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, hoxha Ekrem Avdiu.
Këto burime kanë treguar se arrestimi është bërë në shtepinë e tij.

Ekrem Avdiu, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë.

Express merr vesh se në Mitrovicë janë arrstuar edhe imami Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip./express/