RCCOLA

Pesëdhjetëvjeçarja shpallet femra më e dëshiruar

/ 1 minutë lexim

Faqja e internetit, e cila lidh femrat e moshuara me burra shumë më të rinj, “CougarLife”, e ka shpallur 50-vjeçaren Demi Moore si femrën më të dëshirueshme.

Në adresën e shtëpisë së aktores ia kanë dërguar madje një dhuratë për ditëlindje – take të larta të Christian Louboutin me model leopardi.

Pronarja e faqes tha se Demi është promovuesja më e mirë e mënyrës së tillë të jetesës, sepse ajo ka jetuar me Ashton Kutcherin, i cili është 16 vjet më i ri.

Fidanishtja

“Demi Moore ka bërë më shumë se kushdo tjetër për këtë kategori të komunitetit, por edhe vendosi hapat e para, që ky lloj i jetesës të bëhet pjesë e kulturës sonë”, tha Claudia Opdenkelder për “RadarOnline”.

Kujtojmë se çifti Moore-Kutcher pikërisht para një viti i dha fund marrëdhënies së tyre gjashtëvjeçare.

Edhe pse ende nuk është shkurorëzuar zyrtarisht, Ashton tashmë disa muaj është në lidhje me aktoren Mila Kunis ndërsa Demi është duke u përpjekur që të gjejë një tjetër të dashur.