Fundamenti

Pesë vjet burg kosovarëve për 15 gr. marihuanë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Janë dënuar me 5 vjet burg me kusht, tre shtetas kosovarë të ndaluar në muajin gusht të këtij viti në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi kishin me vete 15 gram marihuanë.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur që tre të rinjtë nga Gjilani i Kosovës të dënohen me kusht 5 vjet, ndërsa do jenë në gjendje të lirë.

Bylbyl Bunjaku, 26 vjeç, Hekuran Sahiti, 23 vjeç, Pëllumb Morina, 21 vjeç qenë kapur në dalje për në drejtim të Malit të Zi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në automjetin Volksëagen Polo, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 qese farmacie plastike transparente, të mbushura me marihuanë, me peshë gjithsej 15.4 gram.

FIDANISHTJA

Shtetasit kosovarë i kishin fshehur qeset me lëndë narkotike, ne trupat e tyre, pikërisht tek pjesa e belit, në brendësi të pjesës se rripit. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, të akuzuarit,të tre studentë dhe muzikantë, pjesëtarë të një grupi muzikor kanë pohuar se po shkonin në Ulqin për një koncert së bashku me një këngëtar shqiptar dhe se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Vatë Stakaj e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke theksuar se doza e marihuanës për përdorim personal është 1.8 gram, ndërsa tre të akuzuarit kanë pasur në total 15 gramë.

Siç raporton Shekulli online, procesi gjyqësor ndaj Labeat Kryeziut nga Suhareka, i ndaluar po më 6 gusht, në Muriqan, me të njëjtën akuzë, akoma nuk ka përfunduar. Ai u ndalua pasi duke udhëtuar në drejtim të Malit të Zi, pikërisht tek tavlla e duhanit të automjetit të tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kuti metalike, në brendësi të së cilës kishte dy qese plastike transparente me material bimor në gjendje të tharë, lëndë narkotike marihuanë, me peshë gjithsej 7.2 gramë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.