ARKATANA

Pesë vajza nga Kamenica certifikohen në Turqi për rrobaqepësi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kanë përfunduar kursin dy mujor për rrobaqepësi pesë vajza nga Komuna e Kamenicës. Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Bursës ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe drejtori i arsimit Agim Shkodra.

Kryetari Sinani ka falënderuar komunën e Bursës, Odën Ekonomike turke dhe shoqatën shqiptaro – turke për këtë projekt që duket i vogël, por është një fillim i mirë i bashkëpunimit në mes të Komunave tona raporton rajonipress.

Sinani ka shtuar se neve si Komunë na mbetet që këtyre vajzave të ju mundësojmë që këtë përvojë ta vazhdojnë me blerjen e makinave dhe hapjen e një lokali në Kamenicë.

Uji Dea

Vajzat u shprehen të lumtura me pritjen në Turqi pas kryerjes së kursit dhe falënderuan të gjithë ata që kanë mundësuar këtë kurs.

Në këtë kurs të rrobaqepësisë kanë qenë përfituese komuna e Kamenicës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, derisa prezent në ceremoni të diplomimit ishin ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi Avni Spahiu, kryetarët e komunave të Kamenicës dhe Vushtrrisë dhe drejtorët e Arsimit tha Faton Biqkaj zëdhënës i komunës së Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: