Pesë ushqimet verore, që duhet t’i konsumoni sa më shpesh

Temperaturat verore kërkojnë ushqim më të lehtë dhe konsumim të sa më shumë lëngjeve. Pikërisht për këtë, ushqimet e verës duhet të jenë të pasura me shumë ujë, në mënyrë që organizmi ta shmangë dehidrimin.
DOMATET
Shumë studime tregojnë se likopeni, antioksiduesi kryesor i domates, ka ndikim mbrojtës në shëndetin dhe ul rrezikun nga kanceri i lëkurës, e te meshkujt edhe nga kanceri i prostatës. Pikërisht për këtë, domatja duhet të jetë pjesë e përditshme e menysë suaj, sidomos gjatë verës.
TRANGUJT
Kjo perime është ushqim ideal veror, sepse ka pak kalori, është dietale dhe ka shumë ujë. Me 90 për qind ujë, të pakta janë ato ushqime që hidratojnë sikurse trangujt. Po ashtu, kjo perime është e pasur me vitamina A, B, C dhe K, të cilat e forcojnë imunitetin dhe lëkurën e bëjnë më të shëndetshme.
KUNGULLESHKAT
Kungulleshkat paraqesin një nga ushqimet që më shpesh konsumohen gjatë verës, sepse janë ushqyese, e mund të përgatiten në mënyra të ndryshme – në supë, sallatë. Kjo perime plotëson nevojat ditore me vitamina C, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kancerogjene dhe arteriet koronare.
SHALQIRI DHE PJEPRI
Pa shalqirin dhe pjeprin nuk mund të imagjinohet vera, që nuk është e keqe, sepse freskon dhe ushqen, ndërsa që ndikojnë mirë në zemër, mëlçi, gjakrrjedhje dhe veshka. Këto ushqime janë të pasura me vitamina A, B1 dhe B2, C, kalium, kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe zink.
RRUSHI
Pa marrë parasysh llojeve të tij, rrushi është përplot me materie të dobishme, si me vitamina A, B, B6, C, por edhe me acid folik. Rreth 100 gr rrush përmbajnë rreth 20 deri 25 për qind të nevojave ditore me vitamina C. Rrushi është burim i shkëlqyeshëm për antioksidues. Parandalon droçkat në gjak dhe kolesterolin.
(Kosova Sot)