Fundamenti

Pesë ushqimet që ju ndihmojnë të flini më qetë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë 7 deri në 9 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit të mire.

Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për t’u përqendruar në punët e përditshme.

Në këtë artikull do të mësoni listën e pesë ushqimeve më të mira që lehtësojnë ardhjen e gjumit.

Kosi

Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit.

Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën.

Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë.

Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.

Vishnja

Vishnjat janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit.

Vishnjat dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë.

Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.

Mobi Casa

Bajamet

Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez.

Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë.

Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata.

Tërshëra

Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi.

Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.

Mjedra

Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë.

Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër.

Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.