FITORJA

Pesë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjaku

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kur diagnostikoheni me shtypje të lartë të gjakut, gjëja e parë që do t’jua thotë doktori është të kontrolloni sasinë e sodiumit.

Pastaj, duhet të hiqni kilogramët e tepërt dhe mes tjerash doktori do t’jua jap një listë me gjërat që nuk duhet t’i hani, transmeton Telegrafi.

Vështirë se dikush do t’jua jap një listë me gjërat që duhet t’i hani për ta rregulluar shtypjen e lartë të gjakut me ndihmën e pemëve dhe perimeve.

Sidoqoftë, më poshtë i gjeni disa pemë dhe perime të cilat do t’ju ndihmojnë ta kontrolli shtypjen e lartë të gjakut.

Kivi

Kivi është i pasur me minerale të ndryshme që e rregullojnë shtypjen e lartë të gjakut.

Kivi përmban kalcium, magnez, kalium, e që të gjitha janë të nevojshme për trupin. Veç këtyre, kivit janë të pasur edhe me vitaminë C.

Bananet

Bananet janë shumë të shijshme, por gjithashtu kanë përmbajtje të vogël të sodiumit.

Mobi Casa

Bananet janë të pasura me kalium, që ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut, si dhe bananet mund t’i përzieni në torte, bukë etj.

Spinaqi

Spinaqi ka pak kalori dhe përmbajtje të lartë të fibrave.

Spinaqi përmban magnez, kalium etj., të cilat nevojiten për zvogëlimin dhe mirëmbajtjen e nivelit të shtypjes së gjakut.

Pjeshkat

Pjeshkat janë burim i shkëlqyer i kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut duhet që t’i përfshijnë pjeshkat në shujtat e tyre, bashkë me ilaçet që jua ka përshkruar doktori.

Portokajtë

Për shkak të përqindjes së lartë të vitaminave dhe fibrave, portokajtë e zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut.

Rekomandohet ta konsumoni një gotë me lëng portokalli çdo ditë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.