Pesë ushqime për “rini të përjetshme”

Ndonjë preparat çudibërës që e ndalon plakjen nuk ekziston, por disa ushqime të caktuara mund ta ngadalësojnë këtë proces,transmeton gazeta Kosova Sot.
VERA E KUQE
Një gotë verë e kuqe ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për 32 për qind. ÇOKOLATA Një sasi e madhe e antioksiduesve që i përmban çokollata e zezë ul shtypjen e lartë të gjakut. Mjafton që gjatë ditës të hani 60 g të kësaj ëmbëlsire.
FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË
Rreth 65 g fruta me lëvozhgë të fortë ulin nivelin e kolesterolit dhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 për qind.
HUDHRA Rreziku për droçka të gjakut dhe kolesterol të lartë ulet nëse e konsumoni një hudhër në ditë.
PESHQIT Peshqit ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës dhe ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare për 14 për qind. Sugjerohet që mishin e peshkut ta konsumoni tri herë në javë.
(Kosova Sot)