Pesë ushqime për forcim të imunitetit

Forconi sistemin imun dhe kaloni dimrin pa grip. Këto pesë ushqime ju ndihmojnë në këtë.
HUDHRA
Përbërësi aktiv i hudhrës – alicina – ndikon kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve. Studimet tregojnë se personat që rregullisht konsumojnë hudhër në sallatë shumë më rrallë preken nga gripi dhe ftohjet. Konsumoni së paku dy thelpinj të hudhrës, në gjellë, në supë, apo të papërdorur.
JOGURTI
Probiotiotikët ose ”kulturat e gjalla”,që gjenden në jogurt, janë në fakt baktere jo patogjene që mbrojnë traktin gastrointestinal nga mikroorganizmat patogjene. Midis baktereve të shëndetshme sidomos është e dobishme ”Lactobacillus reuteri”, që stimulon prodhimin e leukociteve.
TËRSHËRA DHE ELBI
Këto lloje të drithërave përmbajnë ‘betaglukan’, përkatësisht llojin e fibrave bimore. Tërshëra dhe elbi është dëshmuar se e forcojnë sistemin imun, përshpejtojnë procesin e shërimit plagëve dhe përshpejtojnë efektin e antibiotikëve. Konsumoni tri porcione në javë, së paku të njërit lloj.
SUPA E PULËS
Ky lëng ushqyes i ngrohtë dobëson sekretimin në sistemin respirator në të njëjtën mënyrë që e bëjnë ilaçet kundër kollës. Duke shtuar qepë dhe hudhër në supë shtojnë efektin mbrojtës. Konsumoni supë sa më shpesh, sidomos kur ndjeni ftohjet.
PESHKU
Seleni, që në sasi të madhe e hasim në frutat e detit, stimulon prodhimin e citokinës në leukocite (materie me proteina që hedhin jashtë virusin e gripit nga organizmi). Llojet e peshkut si salmoni dhe skumbri janë të pasur me aminoacide omega-3, zbutin inflamacionet dhe mbrojnë mushkëritë nga infeksionet.
(Kosova Sot)