Mobi Casa

Pesë të arrestuar për krime lufte

/ 2 minuta lexim

EULEX-i njoftoi se të enjten në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona, por pa dhënë emrat e të arrestuar.

Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skenderajit).

Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte.

Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Eco Higjiena

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Ndryshe “Express” gjatë orëve të paradites njoftoi se në mesin e të dyshuarave është Sylejman Selimi (Ambasador i Kosovës në Tiranë), Sami Lushtaku (kryetar i Skenderajt), Jahir dhe Zeqir Demaku, Sabit Geci, Hysni Thaçi dhe Sahit Jashari, të cilit në luftën e fundit i janë vrarë 16 anëtarë të familjes.

Express njofton se Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje. Këtë e ka konfirmuar avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci. /Telegrafi/