HW

Pesë risitë shëndetësore në përdorimin e boronicave të reja

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Çaji nga boronicat e kuqe ndihmon në lehtësimin e problemeve të jashtme dhe të brendshme, falë faktit se përmban shumë antioksidues dhe vitamina. Mësoni më shumë rreth disa vetive të tjera të boronicave të kuqe.

PËR DIABET

Trajtimi i diabetit është më i lehtë nëse shoqërohet me ilaçe natyrale, që ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak. Përbërësit: 3 lugë gjethe boronica të kuqe (45 g), 4 gota ujë të ftohtë (1 litër). Si të veproni: Kjo është shumë e lehtë, do ta përgatisni brenda disa minutave. Krejt çfarë duhet të bëni është t’i shtoni gjethet e boronicave të kuqe në një litër me ujë të ftohtë. Përzierjen e valoni për 10 minuta. E lini të pushojë për dhjetë minuta të tjerë dhe e procedoni. Është mirë ta konsumoni disa herë brenda ditës.

PËRMIRËSON DHE FORCON SISTEMIN IMUN

Nëse dëshironi të parandaloni problemet respiratore, gripin, alergjitë dhe sëmundjet e tjera, provoni këtë përzierje. Përbërësit: 2 lugë boronica të kuqe (30 g), 2 mollë ose lëngun e 2 portokajve, 1 lugë mjaltë (25 g), Ujë. Si të veproni? Shtoni të gjithë përbërësit në blender dhe procedoni derisa të fitoni një lëng. Rezultat është pija e shijshme që mundet t’ju kënaq çdo ditë, më së miri kur të zgjoheni.

LUFTOJNË INFEKSIONET URINARE

Hidromorava

Boronicat e kuqe janë ndihmë e madhe kur bëhet fjalë në trajtimin e infeksioneve urinare. Nëse vuani tani, përfitoni nga ky ilaç. Përbërësit: ½ e gotës boronica të kuqe (75 g), ½ e gotës ujë (100 ml). Si të veproni? Përbërësit i shtoni në blender dhe procedoni. Përzieni lëngun dhe pini dy gota në ditë.

PËR DIARRE

Nëse keni probleme me stomakun, sidomos diarre, është ide e mirë të përdorni boronicat e kuqe si ilaç natyral. Krejt çfarë ju duhet është ta përgatitni këtë çaj. Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër), 3 lugë boronica të kuqe (45 g). Si të veproni: Para së gjithash, valojeni ujin. Kur të ketë arritur pikën e valimit, shtoni boronicat e kuqe dhe i lini të pushojnë për 20 minuta. Pas kësaj kohe, kullojeni lëngun dhe e pini derisa diarreja të ndalojë.

PËR PRERJE DHE PLAGË

Nëse jeni prerë apo keni shumë plagë në lëkurë, boronicat e kuqe ofrojnë lehtësim. Përgatitni një çaj që mund ta aplikoni në hapësirën e prekur, duke shfrytëzuar vetitë prej antibiotiku të bimës. Përbërësit: 1 lugë rrënjë të boronicave të kuqe (15 g), 2 gota ujë (500 ml). Si të veproni: Pastroni rrënjën. Kur të jenë të pastra dhe të thata, i copëtoni dhe i vendosni në një enë me dy gota ujë. I valoni për 10 minuta, më pas le të pushojnë edhe për 10 minuta të tjerë. Përdorni kompresa për ta aplikuar këtë tretman.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.