Uji Dea

Pesë persona të ndaluar, dy aktakuza të ngritura për ngacmim e vjedhje të rënda

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Fidanishtja

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”. Po ashtu, është parashtruar edhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orësh ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”./rajonipress/