ARKATANA

Pesë persona ndalohen në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuza për kanosje dhe posedim narkotikësh

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë dy rasteve të ndara janë ndaluar pesë persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa janë ngritur edhe dy aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, një person është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, vepër e sanksionuar me nenin 234 të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu, katër persona të tjerë janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Kosovës.

ARKATANA

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur edhe dy aktakuza në raste të ndara. Një aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Kanosje”, ndërsa aktakuza tjetër ndaj një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.