FIDANISHTJA

Pesë përfitimet shëndetësore të qershisë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Qershia është prej ushqimeve më të preferuara që i kemi, por jo vetëm, pasi që ky ushqim i shijshëm përmban edhe shumë vitamina e minerale të cilat ju sjellin përfitime shëndetësore.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej përfitimeve shëndetësore që i ka qershia:

I rregullon problemet me pagjumësi

Qershitë përmbajnë një hormon të quajtur melatonin, që ju mundëson një gjumë të mirë dhe të qetë. Melatonina është një hormon i prodhuar nga gjëndra pineale në tru. Pra është e njohur që rregullon ciklet tuaja të gjumit dhe të zgjimit dhe kontrollon orën e brendshme të trupit.

Lehtëson humbjen e peshës

Nëse planifikoni të humbni peshë, mos harroni të shtoni qershi në dietën tuaj. Qershitë janë të ulëta në kalori, që do të thotë se rreth një filxhan qershi ka më pak se 100 kalori (sipas USDA). Ato janë të pasura me vitamina që e forcojnë metabolizmin tuaj dhe kanë një përmbajtje të moderuar të ujit që nxjerr toksinat nga trupi juaj.

Zvogëlon hipertensionin

Hidromorava

Qershitë përmbajnë një sasi të mirë të kaliumit dhe kështu ndihmojnë në largimin e përmbajtjes së tepërt të natriumit nga trupi dhe balancojnë sasinë e kaliumit dhe natriumit që automatikisht ndihmon në ruajtjen e niveleve të presionit të gjakut.

Parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Antioksidantët e pranishëm në qershi, të quajtur anthocyanins, ndihmojnë në reduktimin e niveleve të kolesterolit të keq, duke rregulluar kështu presionin e gjakut si dhe luftojnë radikalet e lira që mund të shkaktojnë inflamacion. Kjo zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve.

Preparate kundër plakjes

Qershia është e pasur me antioksidantë dhe siç e dimë antioksidantë luftojnë radikalet e lira që e bëjnë lëkurën e rrudhur. Qershia e bën lëkurën tuaj të ndihet më e re dhe më e shëndetshme. Qershia mund të ndihmojë në largimin e njollave të errëta nga lëkura që mund të shfaqen për shkak të dëmtimit nga diellit. Vetëm vendos disa qershi dhe përzieji ato me pak shafran të Indisë dhe një lugë çaji mjaltë. Aplikoni këtë pastë për 10-15 minuta dhe pastaj shpëlani. Zvogëlon njollat e errëta dhe përmirëson tonin e lëkurës tuaj. /Telegrafi/

Pengje të Hashim Thaçit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.