Hidromorava

Pesë mënyra sesi ta përdorni mjaltin si ilaç natyror

/ 4 minuta lexim

Mjalti është njëri ndër ilaçet më të vjetra natyrore, që njeh njerëzimi. Jua sjellim pesë receta të vlefshme, ku mjalti është përbërës i pazëvendësueshëm.

1. MJALTI ME LIMON: KUNDËR DHEMBJES SË FYTIT DHE FTOHJES

Kombinimi i mjaltit me limon është kombinimi më i njohur, të cilin e konsumojnë shumë njerëz. Te ftohjet dhe kollitja ky kombinim do t’ju ndihmojë që të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt. Mjaltin me limon mund ta përdorni në çaj, apo të veçantë, si ilaç. Mund ta qitni një lugë mjaltë në filxhan, ta mbushni filxhanin me ujë të valë dhe ta shtoni një qeskë çaji, sipas dëshirës.

PËRBËRËSIT

1 lugë mjaltë – 1 lugë lëvore të gërryer të limonit – 2 rriska limon

PËRGATITJA

Qiteni një lugë mjaltë në një enë dhe shtoni 1 lugë lëvore të gërryer të limonit dhe dy grisha limon. Nxeheni në temperaturë të moderuar për rreth 10 minuta. Lëreni që të qëndrojë 1-2 orë. Qiteni mjaltin në një enë të qelqtë. Sa më gjatë që të qëndrojë, aq shije më të fortë do të ketë.

2. MJALTI ME KANELLË: KUNDËR KALLJES SË SINUSEVE

Kombinimi i mjaltit me kanellë është shumë i shijshëm, e përpos kësaj edhe i shëndetshëm. Mjaltin e tillë mund ta përdorni në çaj, apo ta hani direkt. Kanella është plot me antioksidues, ka veti antifungale dhe ndihmon në pastrimin e sinuseve.

PËRBËRËSIT

1 lugë mjaltë – 4-6 shkopinj kanelle, apo 2 lugë kanellë pluhur

PËRGATITJA

Qiteni 1 lugë mjaltë në filxhan dhe shtoni 2 lugë kanellë pluhur. Nxeheni në temperaturë të matur për rreth 10 minuta. Lëreni që të qëndrojë 1-2 orë. Qiteni mjaltin në një enë të qelqtë.

3. MJALTI ME XHENXHEFIL: KUNDËR FTOHJES DHE PROBLEMEVE ME LUKTH

Një kombinim i shijshëm edhe ky, sa edhe i shëndetshëm. Përpos te ftohja dhe problemet me lukth, ky kombinim është i dobishëm edhe për shëndetin e përgjithshëm.

PËRBËRËSIT

Fidanishtja

1 lugë mjaltë – 1 lugë rrënjë të grirë imtë të xhenxhefilit – dy gishta xhenxhefil pluhur (sipas nevojës)

PËRGATITJA

Qiteni 1 lugë mjaltë në filxhan dhe shtojeni 1 lugë të xhenxhefilit të grirë imët. Mund të shtoni 2 gishta xhenxhefil, por ai ka shije të fortë. Nxeheni për rreth 10 minuta. Lëreni që të qëndrojë 1-2 orë. Qiteni mjaltin në një enë të qelqtë. 4. MJALTI ME

KARAFIL: INFLAMACIONI I FYTIT DHE DHEMBJA E DHËMBIT

Mjalti me karafil më së miri është që të përdoret kur keni dhembje të fytit, apo të dhëmbit. Këtë mjaltë mund ta përdorni edhe direkt, në dhëmbin që ju dhemb. Karafili përmban eugenol, i cili përmban veti antimikrobike dhe antibakteriale, prandaj është përdorur nga stomatologët, para zbulimit të ilaçeve moderne kundër dhembjes.

PËRBËRËSIT

1 lugë mjaltë – 5-10 karafila

PËRGATITJA

Qiteni 1 lugë mjaltë në një enë dhe shtoni 5-10 karafila. Nxeheni për rreth 10 minuta. Lëreni që të qëndrojë 1-2 orë. Qiteni mjaltin në një enë të qelqtë.

5. MJALTI ME UTHULL MOLLE: PROBLEMET ME LUKTH DHE DHEMBJA E FYTIT

Përzierja e mjaltit me uthull molle ka shumë përparësi shëndetësore. Mund ta përzieni në çaj apo në një gotë me lëng limoni. Uthulla e mollës mund të ndihmojë te problemet me lukth, por mund ta zbutë edhe dhembjen e fytit.

PËRBËRËSIT

1 lugë mjaltë – 2-3 lugë uthull molle

PËRGATITJA

Qiteni 1 lugë mjaltë në enë dhe shtoni 2-3 lugë uthull molle. Duke përzier nxeheni në temperaturë të moderuar për rreth 10 minuta. Lëreni që të qëndrojë 1-2 orë. Qiteni mjaltin në një enë të qelqtë. Afati i qëndrueshmërisë së mjaltit me shtesa është rreth 6 muaj, nëse gjendet në enë qelqi. Mbajeni larg burimit të dritës.