ARKATANA

Pesë luftuesit natyralë kundër sëmundjeve të dhëmbëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në hapësirën brenda gojës gjenden një numër shumë i madh i baktereve, që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si pasojë e pranisë së tyre. Bëhet fjalë për infeksionet kronike të mishit të dhëmbit, gjë që sjell rënien e tyre. Në vijim ju sjellim pesë luftues natyralë kundër simptomave aspak të këndshëm të paradentozës dhe gjingjivitit.

Hudhra

Hudhra është e pasur me përbërës që kanë efekt të fortë kundër inflamacionit, që ndihmojnë te mishi i ënjtur, i skuqur dhe me inflamacione. Përtypni, dhe më pas përpini një thelb të hudhrës, mund ta pështyni pastaj, por edhe nëse e përtypni, ka efekte të dobishme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Xheli nga aloe vera

Kjo bimë shëruese ia del të qetësojë dhe të ftohë mishin e sëmurë të dhëmbëve. Ndihmon edhe te ënjtja e dhëmbëve. Në gishtin e vogël të dorës vendosni pak xhel dhe me këtë mund ta lani mishin e dhëmbit.

Soda e bikarbonatit

Mobi Casa

Soda e bikarbonat ndikon kundër kërpudhave, të cilat shfaqen shpesh te gjingjiviti dhe paradentoza. Një lugë me sodë bikarboni e vendosni në ujë të vakët dhe me të shpëlani gojën dhe më pas e pështyni.

Çaji nga trumza

Çaji nga trumza është një nga recetat më të vjetra dhe më të njohura që ndikon kundër inflamacioneve. Përgatiteni çajin nga kjo bimë shëruese, e shpëlani mirë brendinë e gojës dhe më pas e pështyni.

Vitamina C

Me vitaminën C do të shëroni inflamacionet në gojë, duke mbrojtur mishin e dhëmbit dhe vetë dhëmbin. E merrni përmes pemëve (agrume, kivi, fruta mali…) dhe perimeve (specave, domateve dhe spinaqit).

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.