RCCOLA

Pesë listat garuese për Këshillin Kombëtar Shqiptar

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga R. Rexhepi – Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në Luginë të Preshevës, më 13 nëntor janë certifikuar pesë lista shqiptare, të cilat do të garojnë për ta fituar mandatin e qeverisjes së këtij institucioni të lartë politik të shqiptarëve në Serbi.

Ky interesim kaq i shtuar i spektrit politik shqiptar për të udhëhequr me KKSH, vjen si rezultat i dominimit të disa partive, të cilat që nga themelimi i këtij institucioni kanë qenë pjesë aktive, duke zënë poste udhëheqëse në kryesi dhe komisione.

Këto parti politike paralel kanë ushtruar pushtet lokal, nacional dhe qendror në Luginë dhe Serbi, bile disa nga kandidatët e mundshëm për kryetar të KKSH, kanë pasur edhe poste udhëheqëse, të cilët dëshirojnë mandate të dyta në këtë institucion.

E vetmja Listë e APN-së e kryesuar nga djali i Komandant Lleshit, Levent Qazimi, në këto palë zgjedhjesh për KKSH, është e paprekur nga aferat e ndryshme të keqmenaxhimit të këtij institucioni, i cili për më shumë se një dekadë i ka përçarë shqiptarë më shumë se çdo regjim në Luginë të Preshevës.

KKSH, gjatë mandateve të tij me këto garuesit aktual, lëre që ka përçarë e hasmuar shqiptarët, por nuk ka punuar për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Serbi, madje ka zvarritur problemin e zgjidhjes së përdorimit të lirë të Flamurit Kombëtar, dygjuhësisë, si dhe ka bllokuar shumë projekte me karakter kombëtar si çështja e librave dhe projekte të tjera për kulturë dhe informim përmes të të ashtuquajturave “Pëlqime”, me të cilat censuronte projektet dhe kandidatët për drejtorë të shkollave, të cilët nuk ishin në një vijë partiake me ta.

Lista e APN-së, me Leventin në krye, është një shans i mirë për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të këtij institucioni, për t’i aktivizuar komisionet e trupat punese të KKSH, me njerëz ekspertë për kulturë e informim, si dhe për ta bërë atë gjithëpërfshirës e jo gjysmak e njëpartiak, që ka qenë deri më tani.

Mobi Casa

Djali i Komandant Lleshit, Leventi, me dinjitet do ta vazhdoj rrugën e prindit të tij dëshmor, për t’i bërë bashkë shqiptarët si në kohën e babit të tij kryenegociator i arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.

Jo vetëm kaq, me Leventin, për kryetar të KKSH, do t’i kthehet dinjiteti i vlerave të luftës çlirimtare, i invalidëve të luftës e familjarëve të dëshmorëve, të cilët më shumë se kurrë, sot kanë nevojë për ndihmë institucionale. Ata nuk guxojnë të ndihen të harruar dhe të përbuzur nga ata, që deri dje kanë krijuar karrierë, famë dhe kapitale, duke grumbulluar vota, në emër të atyre që sakrifikuan jetën për këtë copë lirie që ne e gëzojmë sot.

Ato parti politikë dhe satelitët e tyre, që thonë se po manipulohet me Leventin, djalin e Komandant Lleshit, i cili është falënderues për besimin që i është dhënë për të garuar në këto zgjedhje, bëjnë gabim të dyfishtë dhe paraqesin surratin e tyre të vërtetë të përçarjes, shantazheve dhe shkatërrimit të unitetit shqiptar.

Kandidati i vetëm potencial në këto zgjedhje të KKSH, Leventi, mban numrin 4 në Listën garuese dhe elektorati shqiptar, duhet të mendoj mirë se kujt duhet dhënë vota e besimit, votë e cila do të bëjë ndryshime në përbërjen e re të këtij institucioni, i cili deri dje ka vuajtur për një udhëheqje të dinjitetshme, parimore dhe kombëtare.

Prandaj, mos e harroni numrin 4, me Leventin për Leventin!