FIDANISHTJA

Pesë kompani, kërkesa për Shprehje të Interesit për Brezovicën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Në kuadër të fazës së parë të Projektit Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës, sot është bërë pranimi dhe hapja e kërkesave për Shprehje të Interesit nga 5 (pesë) kompani të interesuara për këtë projekt.

Ndërkaq, sa i përket profilit të kompanive të cilat kanë dorëzuar kërkesat për Shprehje të Interesit ato do të bëhen publike në momentin që komisioni vlerësues profesional do ta bëjë përzgjedhjen e kompanive të parakualifikuara.

Mbi këtë bazë, kompanitë e parakualifikuara do të kenë mundësi që, në fazën e dytë për një periudhë të caktuar kohore, të përgatisin propozimin e tyre për dizajnimin, ndërtimin, operimin dhe financimin e Qendrës Turistike të Brezovicës në përputhje me kriteret dhe afatet e caktuara nga Komiteti Drejtues Ndërministror.

Qeveria e Republikës së Kosovës patë bërë publike shpalljen për Shprehje të Interesit në gazetat vendore dhe ndërkombëtare (31.01.2013) si dhe informacionet e tjera mbi konferencat e investitorëve në të cilat është prezantuar Projekti i Brezovicës në katër shtete të ndryshme nga zv/kryeministrja e RK-se dhe ministrja e Tregtisë dhe kryesuesja e Komitetit Drejtues Ndërministror, Mimoza Kusari – Lila si dhe nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq. Përmes këtyre aktiviteteve është bërë vlerësimi i tërësishëm i tregut për projektin në fjalë, për të vazhduar më pas me mënyrën më të mirë të zhvillimin të kësaj Qendre turistike malore.

FIDANISHTJA

Projekti Zhvillimor i Qendrës Turistike të Brezovicës i shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës si projekt i rëndësisë kombëtare vlerësohet si një nga destinacionet më atraktive në rajon për zhvillimin e turizmit gjatë tërë vitit, me theks të veçantë në fushën e skijimit.

Komiteti Drejtues Ndërministror i ngarkuar për Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës përbëhet nga kryesuesja e KDNM-së, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, kryetari i Komunës së Shtërpcës, ministri i Financave, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zv.ministri i Integrimeve Evropiane, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministri i Pushtetit Lokal.

Investimet e reja në Brezovicë, përveç se do të kenë për qëllim kryesor ruajtjen e mjedisit natyror do t’i mundësojnë Kosovës që të bëhet konkurrente me vendet e rajonit në aspektin fitimprurës dhe atë të biznesit turistik. Përmes këtyre investimeve, në qendrën turistike dhe në bizneset që kanë të bëjnë me turizmit në këtë pjesë do të krijohen vende të reja pune. Do të ketë punë në fushën e ndërtimit, atë të skijimit dhe po ashtu vende pune në fushën e transportit, hotelerisë, si dhe në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve tjera të nevojshme si dhe do të ketë ndikim të tërësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.