Pesë ilaçe shtëpiake të fushime me hudhër
Edhe pse nuk duhet t’i zëvendësoni tretmanët e përshkruar me këto ilaçe shtëpiake me hudhër, mund t’i përdorni si tretman shtesë, për të përmirësuar problemet e ndryshme.
KURIMI I GRIPIT
Konsumimi i një apo dy thelpinjve të hudhrës çdo ditë mund të jetë preventivë për grip. Midis komponentëve të hudhrës, ka substancën e quajtur “alicinë”. Alicina është efektive për luftimin kundër viruseve dhe baktereve. Përtypja dhe shtypja e hudhrës liron këtë substancë që lejon veti për shërimin e gripit.
TRAJTIMI I VENAVE VARIKOZE
Hudhra ofron ndihmë të madhe në tentim të kontrollit të venave varikoze. Duhet ta përdorni këtë tretman për rezultate Përbërësit: 6 thelpinj të hudhrës 3 lugë vaj ulliri (48 g) Lëng limoni Përgatitja: Copëtoni thelpinjtë e hudhrës dhe i përzieni me vaj ulliri dhe lëng limoni në një kavanoz me kapak. E mbyllni dhe e lini për 12 orë. Aplikimi: Me këtë përzierje lyeni hapësirat e prekura. Përdorimi i ilaçit përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton inflamacionet.
SHURUPI KUNDËR KOLLËS
Hudhra është antibiotik natyral që funksionon për secilin problem respirator. Nëse e përgatitni këtë shurup, duhet ta përdorni të freskët. Përbërësit: 1 hudhër të zier paraprakisht 3 lugë mjaltë (75 g) 3 lugë vaj ulliri (48 g) Përgatitja: Copëtoni apo shtyni një hudhër paraprakisht të zier. E përzieni me mjaltë dhe më pas me vaj ulliri. Ky shurup nuk ka efekte të dëmshme anësore.
HUDHRA UL SHTYPJEN E GJAKUT
Hudhra përmban edhe kalium, që redukton nivelin shtesë të sodiumit dhe vepron si diuretik i bukur. Si rezultat i kësaj, e rregullon shtypjen e gjakut. Përbërësit: 2 thelpinj të bluar të hudhrës ½ e gotës sheqer (100 g) 1gotë ujë (200 ml) Përgatitja: Përzieni hudhrat e shtypura ashkë me sheqerin dhe gotën me ujë për të formuar një shurup. Merrni dy lugë në ditë për ta ulur shtypjen e gjakut.
ELIMINON LYTHAT
Hudhra ka komponent kundër viruseve që kujdeset për lythat që rezultojnë nga virusi njerëzor “papilloma” Përbërësit: 1 thelb të hudhrës 1 fashë Aplikimi: Shtypeni hudhrën në pastë dhe e aplikoni drejt e në lyth. E mbuloni me fashë dhe e lini gjatë natës. Mëngjesin tjetër e hiqni fashën dhe e shpëlani me ujë. Përsëriteni derisa lytha të zhduket.
(Kosova Sot)


