UBT

Pesë grupe studentësh të UBT-së u shpërblyen me Çmimin “Marianne Graf”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pesë grupe më të mira studentësh të UBT-së janë shpërblyer të premten me Çmimin “Marianne Graf”, i cili jepet në kuadër të Programit UBT për komunitetin. Çmimi është dhuruar nga vetë humanistja, Marianne Graf, në kampusin e kolegjit të UBT-së, në Lipjan. Humanistja e madhe austriake, e cila sipas Armand Mujës, ka dhënë kontribut të pakontestueshëm për popullin shqiptar, ndaj edhe është dekoruar me titujt e shtetit shqiptar “Urdhri i Skënderbeut”, “Urdhri i Nënës Terezë” etj., e entuziazmuar për punimet e mira të studentëve për të ndihmuar komunitetin, në gjuhën shqipe ka lavdëruar rininë kosovare dhe studentët e UBT-së.

“Kosova ka shumë të rinj, kurse studentët e UBT-së janë të shkëlqyer”, ka theksuar ajo, për të shtuar se kjo ka qenë arsyeja që ajo po e dhuron çmimin.

Graf ka shfaqur mendimin se Kosova duhet ta përkrah më shumë shoqërinë civile, teksa është shprehur qartë se shpërblimi që ajo e ndanë, “do të jetë mundësi dhe stimulim për ta angazhuar shoqërinë civile, si investimin moral e material për të ardhmen e Kosovës”.
Humanistja Graf tha se të gjitha projektet ishin të mira, porse duhet pasur përkrahje e fonde që ato të vihen në funksionim dhe në shërbim të popullit të Kosovës.

Profesori në UBT-së, Armend Muja, duke çmuar lart kontributin e humanistes austriake në Kosovë, ka thënë se ky çmim i themeluar nga UBT-ja, ka si qëllim të mbështesë dhe të fuqizojë inovacionin dhe zhvillimin e komunitetit, përmes ideve kreative të të rinjve kosovarë.

Kryetarja e jurisë për përzgjedhjen e fituesve, Mihane Kerolli, ndërkaq, shpjegoi për mënyrën e klasifikimit dhe të përzgjedhjes së ekipeve fituese. Sipas saj, rol vendimtar kanë pasur cilësia, inovacioni, zbatueshmëria dhe qëndrueshmëria e projekteve.

FIDANISHTJA

Vendi i parë i ka takuar projektit “Krijimi i aplikacionit për menaxhim më të mirë për rastet urgjente në Kosovë”.

Vendi e dytë i ka takuar projektit “Shfrytëzimi efikas i mbetjeve drunore në Kosovë”. Vendi i tretë iu dha projektit “Hand-made revival”.

Vendi i katërt i ka takuar projektit “Sitemi i menaxhimit të stokut në kompaninë Doni Fruits”, kurse vendi i pestë projektit “Rritja e punësimit të personave me nevoja të veçanta në Kosovë”. Moderatorja e ceremonisë, Lirigzona Morina, ka bërë me dije se dhënia e çmimit “Marianne Graf”, do të jetë tradicional, pasi që do të jetë shumë e mirësardhur për studentët dhe komunitetin në përgjithësi.

Një vit më parë, për shkak të kontributit të saj në Shqipëri e Kosovë, nga vitet e 90-a e këndej, UBT-ja e ka nderuar humanisten austriake Marianne Graf me Çmimin “Exellence Lidership Award”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.