GRANDEMALL

Pesë gjëra që mund t’i bëni me qepën në shtëpi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Qepën e adhurojmë në shumë gjella dhe për këtë arsye me siguri gjithmonë e keni në shtëpi, por provoni disa ide të tjera përveç gatimit dhe zgjidhni disa probleme.

  1. Largon ndryshkun nga thikaNga larja e thikave dhe pajisjeve të ngjashme në kuzhinë me ujë ndonjëherë krijohet ndryshku. Në vend të mjeteve të blera, ndryshkun mund ta largoni thjesht me qepë. Në thikë vendosni copa qepë dhe lëvizni nëpër teh disa herë.

Varësisht nga sasia e ndryshkut veprimin ndoshta duhet ta përsëritni me qepë të re, shkruan “Reader’s Digest”.

Mobi Casa
  1. Aromat e pakëndshme të ngjyrës pas ngjyrosjes

Pas ngjyrosje së mureve në dhomë mund të mbetet aroma e ngjyrës edhe për disa ditë. Kjo edhe ndoshta mund të mos jetë problem i madh me dhomën e ditës, por me siguri nuk është e përshtatshme të flihet në dhomën e tillë të gjumit. Pasi të keni kryer punë me punimet dhe ngjyrosjen, shpërndani në dhomë disa pjata me pak ujë dhe qepë të freskët të prerë. Ato do të absorbojnë aromat për disa orë.

  1. Kafshët shtëpiake problematike
  2. Nëse macja juaj ose ndonjë kafshë tjetër shkatërron mobilet tuaja ose bën nevojën në vende ku nuk duhet, qepa do t’i mbushë mend. Në vendet ku është bërë dëmi vendosni qepë të prerë dhe herën tjetër kafsha do të heqë dorë nga sherret e veta të vogla. As macet e as qentë nuk janë adhurues të qepës dhe me siguri nuk do të kthehen më në vendin e krimit.
  3. Shëron pickimet e bletës
  4. Pickimi apo thumbimi i bletës mund të dhembë shumë, dhe nëse në dorë nuk keni asnjë mjet nga barnatorja, përdorni qepën. Vetëm preni një copë qepë dhe vëreni në vendin e kafshimit. Shumë shpejt do ta lehtësojë dhimbjen. Nëse jeni alergjik në pickimet apo thumbimet duhet menjëherë ta kërkoni ndihmën e mjekut.
  5. Pesticidi natyror
  6. Mjetet e blera për kopsht që largojnë parazitët e mërzitshëm nga bimët tuaja mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Në mikser përzieni katër qepë, dy thelpinj hudhre, dy lugë piper dhe një litër ujë. Në enën tjetër përzieni dy lugë spreji të lëngshëm për duar dhe shtatë litra ujë dhe shtoni përzierjen e përgatitur. Aplikoni në bimët e rrezikuara sipas nevojës.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.