Pesë futbollistë konfirmojnë përfaqësimin me kombëtaren e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Personi që ka privilegjin për të zgjedhur futbollistët që do të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës, Albert Bunjaku nuk ka përmendur ende emra konkrete se cilët janë futbollistë që kanë konfirmuar përfaqësimin.

Megjithatë, nga rrjedhja e informacionit mësohet se tani për tani janë zgjedhur të paktën 5 futbollistë të cilët janë: Kushtrim Mushica, Anel Rashkaj, Loret Sadiku, Besart Berisha dhe Emir Bajrami.

Eco Higjiena

Këta lojtarë anë konfirmuar ardhjen e tyre në ndeshjen e parë të përfaqësuese së Kosovës e cila nuk dihet ende se ku do të zhvillohet.

Bëhet e ditur se ka edhe disa të tjerë që tashmë kanë marrë ftesa, por ende nuk e kanë konfirmuar atë.