UBT

Pesë dobitë e kajsisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kajsia ndikon mirë në shëndet, e pos kësaj, është përbërës i hatashëm për ta shtuar në gjellë, xhem, ëmbëlsira. Kajsia mbron nga sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut, mbron trupin e njeriut, përmirëson shikimin dhe tretjen, e sidomos shëndetin e syve, forcon eshtrat, është e pasur me vitamina C, B, betakarotinë, vitaminë A, kalium, kalcium, magnez, hekur, fibra bimore.

Top pesë dobitë e kajsisë:
1. përmbajnë 10 herë më shumë magnez sesa pemët tjera.
2. çaji nga kajsia zbut dhimbjet që ndërlidhen me sistemin tretës
3. është diuretik i shkëlqyeshëm
4. mjekësia alternative sugjeron që thelbët e kajsisë janë të dobishme në luftën kundër kancerit
5. ndikon mirë në përmirësimin e pasqyrës së gjakut dhe lufton kundër sëmundjeve të zemrës.

RCCOLA

(Kosova Sot)