RCCOLA

Pesë burime alternative të vitaminës D

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qumështi dhe dielli janë burime të shkëlqyera të vitaminës D, por problemi lind kur personi është alergjik ndaj laktozës apo nuk guxon të ekspozohet ndaj diellit.
Në këtë rast nevojiten burime alternative të vitaminës D, të cilat mund të gjenden në ushqime të caktuara. Mungesa e vitaminës D është e zakonshme sot, ndërsa dihet se ajo çon në paraqitjen e rakitit.

Peshku. – Peshku i freskët dhe i konservuar përmban një sasi të caktuar të vitaminës D, sidomos nëse bëhet fjalë për salmonin, sardelet dhe tonin. Më shumë se 50 për qind të sasisë së nevojshme të përditshme mund ta konsumoni në qoftë se hani një sanduiç me ton apo salmon me peshë 85 gramë.

Kërpudhat. – Kërpudhat absorbojnë vitaminën D kur ekspozohen ndaj diellit dhe janë shumë të dobishme në dietë.

Uji Dea

Lëngu i portokallit. – Shumë kompani shesin lëng në paketime tetra, i cili është i pasuruar me vitaminë D. Kjo vitaminë është e pranishme edhe në fruta të freskëta.

Vezët. -Vezët gjithashtu përmbajnë vitaminë D, por gjatë konsumimit të tyre duhet t’i kushtoni vëmendje shtypjes së gjakut dhe kolesterinës.

Mishi organik. – Mishi organik si mëlçia e viçit përmban një sasi të caktuar të vitaminës D. Shumë njerëz nuk e preferojnë mishin organik, por për ata që e duan atë, ai mund ta zëvendësojë qumështin. Me konsumimin e mishit organik, marrim vitaminën D dhe proteinat.