UBT

Pesë arsyet pse më shpesh duhet të hani tranguj turshi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Këto janë arsyet pse duhet t’i hani trangujt turshi:

1. Antioksidues i fortë – mbrojnë trupin nga radikalët e lirë, kemikate jostabile që dëmtojnë qelizat në organizmin e njeriut.

2. Probiotik i hatashëm – ekuilibrojnë tretjen dhe përshpejtojnë krijimin e baktereve të mira që janë kyçe për tretjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3. Ruajnë mëlçinë – përveçse përmirësojnë tretjen, trangujt turshi mbrojnë mëlçinë dhe filtrojnë helmet prej organizmit.

Mobi Casa

4. Parandalojnë të thatin në lukth – i thati është plagë e brendshme në muret e lukthit. Trangujt turshi mbrojnë lukthin dhe parandalojnë formimin e të thatit.

5. Ndihmojnë te diabeti – studimet kanë treguar se trangujt turshi stabilizojnë nivelin e hemoglobinës – proteinë në rruazat e kuqe të gjakut që transmetojnë oksigjenin. Thartira e trangujve turshi ndihmon në kontrollin e diabetit.

(Kosova Sot)