Eko Higjiena

Pesë arsye të mira për të shkuar në palestër pas festave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mendoni se keni ngrënë shumë gjatë festave?
Jeni shumë dembelë? Të shkoni në palestër ju ofron avantazhe të ndryshme psiko-fizik dhe sot po ju japim pese motive të vlefshme për të shkuar në palestër.

1- Të tonifikoheni dhe jo vetëm

Palestra siç mund ta dini në teori tonifikon dhe forcon muskujt, shkrin tensionin, është perfekte për drenazhim, eliminon stresin, shton zhdërvjelltësinë madje edhe vetëvlerësimin.

2- Të socializoheni

Nëse keni një karakter pak të vështirë ja një motiv tjetër i mirë për t’u regjistruar në një qendër sportive, janë vende ku mund të bëni njohje të reja miqësore dhe të zgjeroni njohjet tuaja. Mbase mund të gjeni edhe dashurinë e vërtet, nuk i dihet!

3- Të eliminoni toksina dhe ankthin

Uji Dea

Stërvitja shton besimin në vetvete por jo vetëm. Të besh sport ndihmon për të liruar endorfinën në organizëm, ju sjell humorin dhe ju bën më të qëndrueshëm shpirtërisht gjithashtu ju lejon të shkarkoni stresin e mbledhur gjatë ditës. Në fakt pas tetë orëve punë intensive të lëvizni ju lejon të sh’lodhni trupin dhe të boshatisni mendjen. Kështu menjëherë pas dushit do të ndjeheni më të relaksuara.

4- Lufton mërzitjen

Është mirë të evitoni të qëndroni me orë të tëra para kompjuterit, palestra ju jep zgjidhje edhe më të mira për të luftuar monotoninë. Me pak fjalë të besh sport ju bën më të siguritë, ju mbush pasditet e mërzitshme dhe ju largon mendimet e këqija.

5- Largon yndyrën e tepërt

Mos gjeni justifikime për ti mbushur vetes mendjen, nuk është asnjëherë vonë për t’u ndjerë në formë dhe për t’u ndjerë mirë. Të jesh aktiv do të thotë të parandaloni sëmundje. Jeta sedentare është më e rrezikshme se lëvizja. Në këtë pikë nuk na mbetet gjë tjetër veç t’u urojmë stërvitje të mbarë!