ARKATANA

Pesë aktakuza të ngritura për fajde, sulm ndaj personit zyrtar dhe shpërdorim i pasurisë së huaj

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

HIDROMORAVA

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Fajdeja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”./rajonipress/