Pesë aktakuza të ngritura kundër gjashtë personave

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”./rajonipress/