ARKATANA

Përzgjedhësi i Kosovës U19 Ramiz Krasniqi i kënaqur me shortin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Kosovës në futboll U19, sot ka mësuar kundërshtarët e grupit për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2021.

Kundërshtarët e “Dardanëve” në grup do të jenë Norvegjia, Gjeorgjia e Uellsi.

Njëri ndër përzgjedhësit më të suksesshëm të futbollit të Kosovës, Ramiz Krasniqi, është ndarë i kënaqur me kundërshtarët e tyre.
” Do të jetë një grup shumë interesant, asnjëra kombëtare nuk është më e mirë se kombëtarja e jonë, ata vetëm munden ti kenë kushtet më të mira por për nga kualiteti jemi të nivelizuar dhe do të dëshmojmë se shteti i Kosovës ka talenta, vetëm se duhet punuar me ta e jo ti anashkalojmë pasi ata janë ardhmëri e futbollit të shtetit tonë”, ka bërë të ditur përzgjedhësi Krasniqi.

Përzgjedhësi Krasniqi njihet për punën e tij profesionale, këtë e ka dëshmuar me paraqitjet me kombëtaren U19 duke arritur rezultate kulminante. Kombëtarja e Kosovës U19 ishte kualifikuar në “Elite Round” duke bërë befasinë më të madhe të kësaj kategorie të futbollistëve, por rezultat kulminantë kishte arritur edhe në shkurt të këtij viti në turneun e madh të futbollit “ROMA CAPUT Mundi”, duke qenë fituese e këtij turneu njëri ndër më të mëdhejt në botë, ku në finale kishte mposhtur Përfaqësuesen e Moldavisë.

ARKATANA

“Që në fillim të vitit startuam mjaft mirë, kishim dy grumbullime mjaft të mira, patëm paraqitje tejet të mirë në Itali duke ngadhënjyer në turnirin më të madh botëror por këtë vullnet pa dëshirën tonë e ndërpreu pandemia COVID-19 duke na shuar një gjeneratë të tërë, ku prej asaj gjenerate disa futbollistëve tani po luajnë në skuadrat e para”, shprehet Krasniqi.

Federata e Futbollit të Kosovës në fillim të vitit 2021 do të bëjnë përzgjedhjen e disa përzgjedhësve në futbollin e Kosovës pasi disave ju skadojnë kontratat.
“Së pari dua të falënderoj krerët e FFK-së për besimin që kanë pasur ndaj meje, unë me gjithë stafin tim jemi munduar për më të mirën e futbollit të Kosovës, ju jam shumë mirënjohës bashkëpunëtoreve të mijë, e falënderoj çdo futbollist që ka derdhur djers për ngjyrat e shtetit të Kosovës. Ne vetëm të bashkuar mundemi të arrijmë atë çka dëshirojmë, mendoj se besimin dhe punën tonë e kemi realizuar me mjaft sukses, kjo përzgjedhje brenda FFK-së është një procedurë që duhet kryhet, ata janë për të na vlerësuar punën tonë dhe për këtë ju dëshiroj suksese”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi.

Puna e përzgjedhësit të Kosovës U19 Ramiz Krasniqit nga shumë dashamirë e njohës të futbollit është cilësuar me notën më të lartë, duke theksuar se futbolli i Kosovës në radhët e saja ka një përzgjedhës me përmasa evropiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.