Mobi Casa

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 Adil Maliqi: Ndaj Maltës kërkojmë fitore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll, në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilat po zhvillohen në Maltë, ka treguar përformancë të jashtëzakonshme.

Në ndeshjen e parë ka barazuar me Sllovakinë me rezultat 1-1, ku në këtë ndeshje “dardanët” ishin shumë më të mirë së kundërshtari, por fati u kishte kthyer shpinën.

Në ndeshjen e dytë, të përzgjedhurit e Maliqit, kanë deklasuar favoritin Ukrainën me rezultat të thellë 4 – 0, duke hapur mundësinë që të jenë në aktin final – “Elite Round”, me 15 korrik të vitit të ardhshëm në Irlandën e Veriut.

FIDANISHTJA

Për të qenë pjesë e “Elite Round”, Kosova nesër duke filluar në ora 14:30 duhet ta mposhtin nikoqirin Maltën për të qenë fituese e grupit të shtatë.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi para kësaj përballje ka qenë mjaft i matur. “Ne nuk e nënçmojmë asnjë kundërshtarë, të gjitha Kombëtaret kanë synimet e tyre. Me Përfaqësuesen e Maltës do të jetë një ndeshje ku kërkojmë fitore dhe të dëshmojmë se shteti i Kosovës ka potencial për të arritë rezultate të mira kudo që paraqiten. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm të japin ma të mirën e tyre para kësaj sfide shumë të rëndësishme. Me shumë optimizëm presim fitore për të qenë lider i grupit të shtatë, ndërsa në mesin tonë nuk ka vetëkënaqësi, potencialin tonë do ta shfaqim në fushën e blertë”.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës U19 pritet të kthehet në atdhe të mërkurën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.