ARKATANA

Përzgjedhësi i Kombëtares U-19, Adil Maliqi, optimist për kualifikimet e Europianit 2025

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Adil Maliqi, i cili tani për një vit është duke drejtuar U-19 me shumë sukses, ka arritur në garat kualifikuese të Kampionatit Evropian “Elite Round” duke treguar lojëra të shkëlqyera me kombëtaren e Kosovës, duke shkruar kështu historinë e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Përzgjedhësi Maliqi, gjatë këtyre garave, ishte shumë optimist dhe nuk u frikësua nga asnjë kombëtare, por përkundrazi, ndaj kombëtareve të forta tregoi se me punë arrihet gjithçka. “Kombëtarja e Kosovës gjatë garave ka treguar dëshirë dhe potencial të madh në futboll. Kemi treguar lojëra të mëdha kundër Ukrainës, Sllovakisë dhe Maltës. Po ashtu, takimet e veçanta ishin me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë, ku me pak fat kemi mundur të jemi befasia më e madhe e futbollit në garat “Elite Round”. Por për ne, kjo është një përvojë e madhe për të ardhmen,” shprehet Maliqi, i cili nga delegatët e UEFA-s u shpall trajneri më i mirë i këtyre garave, duke marrë lavdërata të veçanta.

Përzgjedhësi Maliqi do të drejtojë Kombëtaren e Kosovës U-19 për garat e ardhshme të kualifikimit për Kampionatin Evropian dhe është mjaft optimist edhe pse është një grup mjaft i vështirë.

Mobi Casa

“Në garat kualifikuese të KE për stinorin 2025, të cilat zhvillohen në Rumani, jemi në grupin e 10, ku do të mësojmë forcat me kombëtaren e Spanjës, Austrisë dhe Ishujt Faroe. Për ne, këto kombëtare nuk janë të panjohura, pasi kemi një fond të mirë të futbollistëve nga garat e kaluara. Do të kemi edhe prurje të reja të futbollistëve me cilësi të mirë, do të përgatitemi maksimalisht dhe shpresojmë të jemi befasia më e madhe në këto kualifikime. Vetëm me kombëtare të forta mund të matet forca e një kombëtare,” është shprehur përzgjedhësi Maliqi.

Adil Maliqi ka bërë të ditur se brenda dy javësh do të ketë një grumbullim me futbollistë vendorë, ndërsa në fillim të qershorit do të zhvillohen dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.