HW

Përzgjedhësi i Belgjikës ia jep një lajm sensacional Kosovës për Januzajn

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, ka konfirmuar sot mundësinë që talenti kosovar, Adnan Januzaj të lë Kombëtaren e tij për Kosovën. Federata e Futbollit e Kosovës pritet të anëtarësohet në UEFA më 3 Maj, derisa javë më parë mediat belge u thirrën në burime të tyre se Adnan Januzaj ka vendosur të luajë për Kosovën në të ardhmen. Ai prej muajsh ka prishur marrëdhëniet me Kombëtaren belge, tek e cila nuk është ftuar që nga viti i kaluar.

“E kam lexuar këtë, por nuk di asgjë për këtë. Dy vjet më parë, e pyeta për të zgjedhur me zemrën e tij, dhe ai vendosi të vijë tek ne. Nëse ai ndryshon mendje tani, dhe e ndjen se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do ta gjykojë atë. Nuk do të jem në gjendje të bëjë ndonjë gjë tjetër në këtë rast”, ka deklaruar Wilmots për “La Derniere Heure”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Trajneri i mirënjohur belg, ka zbuluar edhe bisedën e fundit që kishte me Januzajn, e cila ndodhi rreth një vit më parë kur ai u huazua nga Manchester United në Borussia Dortmund. Që nga ajo kohë ata nuk janë dëgjuar në telefon, derisa disa muaj më vonë, 21-vjeçari vendosi të refuzojë ftesën e Belgjikës U-21.

Mobi Casa

“Ai është duke përjetuar sezonin e dytë radhazi të vëshrië. Hera e fundit kur folëm ishte kur zgjodhi huazimin në Dortmund. E pyeta nëse për të ishte ide e mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që kishte edhe atje”, sqaroi Wilmots.

Adnani në janar u rikthye në Manchester United. Dy vjet më parë, ai mes Kosovës, Shqipërisë dhe Belgjikës, zgjodhi këtë të fundit, me të cilët luajti vetëm disa minuta në Botërorin “Brazil 2014”. Tani ka të drejtë të zgjedhë vetëm Kosovën, si shtet i ri i pranuar në UEFA./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.