Fundamenti

Përzgjedhësi Adil Maliqi ka sjellur freski në Kombëtaren e Kosovës U-19

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Federata e Futbollit të Kosovës në fillim të këtij viti ka sjellur në krye të Kombëtares së Kosovës në grup moshat U-19, trajnerin Adil Maliqin, i cili jeton e vepron në shtetin helvetik të Zvicrës për të arritur rezultate dhe për të koordinuar sa më mirë këtë Kombëtare drejt rezultateve të cilat e dërgojnë në Kampionatin Europian.


Trajneri Maliqi po dëshmon se është një trajner mjaft me perspektivë cili në asnjë moment nuk ndalet duke i përcjellë këto grup mosha si në futbollin vendor poashtu dhe në diasporë.

“Jam shumë i lumtur për këtë besim që e kam nga krerët e FFK-së. Do të mundohem që së bashku me bashkëpunëtorët e mi të përcjellim çdo talent i cili shprehë dëshirën për t`i mbrojtur ngjyrat e shtetit të Kosovës, ne jemi për të mirën e këtyre talentve ku do t`i testojmë dhe natyrisht vetëm ai që e meriton dhe ka cilësi do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës U19”, ka bërë të ditur përzgjedhësi Maliqi. Kombëtarja e Kosovës U-19, gjerë më tani ka pasur disa grumbullime me futbollist vendorë dhe atyre nga diasporë, duke zhvilluar katër ndeshje miqësore me një bilanc 2 fitore, një barazim dhe një humbje me një gol dallim impresiv 25-1. Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj skuadrës gjermane Greuther Fürth U-19, ndërsa ka mposhtur me rezultat 23-0 skuadrën gjermane Nurnberg U-19, një barazim pa gola e ka arritur me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa në minutat shtesë në ndeshjen e dytë ka pësuar humbje 1-0. Këto rezultate të arritura janë dëshmi se është duke u punuar me një plan-program evropian për ti arritur synimet të cilat i ka kjo Kombëtare.

UBT

“Në Nëntor na presin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian. Do të kemi edhe dy grumbullime dhe një ndeshje miqësore me Liechtenstein ku do ta zhvillojmë në Kampin Nacional në Hajvali. Ne ende do ti testojmë edhe disa futbollist dhe shpresoj se do t’ja dalim të jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjet e nëntorit”, thekson përzgjedhësi Maliqi.

Kombëtarja e Kosovës U19 është në Grupin e VII ku me 15, 18 e 21 nëntor në Maltë, do të ballafaqohet me Ukrainën, Sllovakinë e Maltën. Dy skuadrat e para kalojnë në raundin elitarë./rajonipress/