Uji Dea

Përveç Sadikut, edhe dy yje janë në listën e ngushtë të Përfaqësueses kosovare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet që gjatë këtij viti të pasurohet me elementë të rinj.

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2020, pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

“Dardanët” janë në Grupin A, ku nga vazoja e parë do të përballen me Kombëtaren e Anglisë.

Kundërshtari i Kosovës nga vazoja e dytë do të jetë Çekia, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, Kombëtarja e Bullgarisë dhe ajo e Malit të zi do të jenë dy kundërshtarët e radhës.

Kosova do të jetë në grup me vetëm pesë skuadra.

Ndeshjet e para për kualifikimet e Kampionatit Evropian fillojnë në muajin mars të vitit 2019.

Skuadra e trajnerit Bernard Challandes synon elementë të tjerë cilësorë për ta rritur nivelin.

Challandes ka konfirmuar më parë për mediet se janë shumë afër dy prurjeve të reja.

Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma, sipas tij, kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses dhe ata do të jenë pjesë e listës këtë pranverë.

I pari FFK-së, Agim Ademi, ndër të tjera ka folur edhe për këta futbollistë. “Jemi duke punuar në këtë aspekt. Trajneri është duke i përcjellë të gjithë lojtarët. Javën e ardhshme do ta kemi një takim, ku do të shohim listën e trajnerit dhe më pas do të vendosim”, potencoi Agim Ademi për gazetën “Zëri”.

UBT

Florent Hadërgjonaj nuk ka bërë asnjë paraqitje me Zvicrën, ndërsa ka të drejtë ta zgjedhë Kosovën.

Hadërgjonaj, i cili luan me Huddersfieldin në Premierligë, është aktivizuar më parë në kombëtaret e moshave të helvetikëve duke spikatur në të djathtë të mbrojtjes.

Lojtari tjetër Bastien Toma, 19 vjeç, aktualisht aktivizohet te Sioni.

Edhe ai është aktivizuar me përfaqësueset e moshave në Zvicër.

Kujtojmë se Kosova e ka një mundësi të artë që të kualifikohet për Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Maqedoninë në Ligën e Kombeve në fazën e “Play-off”-it.

Përfaqësuesja jonë së bashku me Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë është fituese e grupeve në Ligën D.

Nëse e kalon Maqedoninë Kosova do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Kosova fitoi Grupin 3 me 14 pikë, ndërsa Maqedonia fitoi në atë të 4-t, për t’u përballur kështu mes vete.

Ndeshja do të zhvillohet në muajin mars të vitit 2020 në Shkup./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.